Zaev: Në listat për deputetë të LSDM-së do të ketë edhe shqiptarë

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, pret që zgjedhjet e 11 dhjetorit të sjellin ndryshime pozitive në Maqedoni. Ai vlerëson se shkelja e Kodit Zgjedhor për shkak të numrit të lartë të votuesve në njësinë e gjashtë zgjedhore nuk përbën arsye të mjaftueshme që të shtyhet edhe një herë data e votimeve, transmeton Alsat-M.

“Ne e kemi caktuar kongresin më 6 nëntor dhe besoj se deri më 5 nëntor organet partiake do të përgatisin të gjitha dokumentet për tu miratuar në kongres. Do të kemi kandidat nga të gjitha bashkësitë etnike pra edhe shqiptarë, që për ne paraqesin figura të respektuara në shoqërinë ku jetojmë”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kreu i opozitës maqedonase paralajmëroi se në kongresin e partisë më 6 nëntor do të publikohen emrat e kandidatëve për deputetë, ndërsa konfirmoi se në mesin e tyre do të ketë edhe shqiptarë. Zaev, nuk tregoi se në cilën njësi zgjedhore do të garojë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu