Lorik Cana zyrtarisht bëhet trajner

Ka përfunduar kursi “UEFA B” për trajnerët, kursi i 22-të i organizuar nga FSHF që ka bërë liçensimin e shumë trajnerëve.
Mes tyre ishte edhe Lorik Cana, që u diplomua me “UEFA B”.

Diplomat u shpërndanë në një ceremoni të organizuar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në këtë kurs, morën pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator.

Me këtë liçensë mund të drejtosh ekipet U17 dhe U19, si dhe ekipe të Kategorisë së Dytë. Gjithashtu mund të bësh edhe zëvendës-trajnerin në ekipet e Kategorisë së Parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu