Boll më, Shqipëria nuk është vilajet i Greqisë që të na kërcënoni dhe të na bëni të fortin

Nga Gazmend Kapllani

K.Katsifas kreu një veprim terrorist (siç do ta përshkruanin të gjithë standardet ndërkombëtare) në territorin e Shqipërisë.

Ai ishte një ekstremist i djathtë që besonte dhe dëshironte një konfrontim të armatosur midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ajo që pasoi për fat të keq ishte “neutralizimi” i tij nga policia shqiptare (siç do të ndodhte në çdo vend të botës kur një terrorist i armatosur refuzonte të dorëzohej).

Për t’i lehtësuar gjërat, pala shqiptare pranoi pa pengesa palën greke që të vinte dhe të ekzaminonte rastin në terren.

Kështu, ish-shefi i policisë greke dhe mjekë ligjorë shkuan në Shqipëri dhe nxorën gjetjet e tyre.

Ministri aktual i Jashtëm i Greqisë, N. Dendias i tund gishtin Shqipërisë – ndërsa bëhet fjalë për një çështje të saj të brendshme – sikur Shqipëria të jetë një koloni apo vilajet i Greqisë.

Kjo sjellje prej të forti ndaj Shqipërisë duhet të përfundojë këtu dhe tani z. Dendias.

Jo vetëm sepse është qesharake dhe e rrezikshme, por edhe sepse e ka bërë Greqinë një vend të diskretituar edhe në Ballkan.

Dhe kjo për faktin se politikanët grekë kryejnë politikën e jashtme, jo në interes të vendit dhe standardeve ndërkombëtare, por duke menduar se si të shesin nacionalizëm dhe trimëri tek zgjedhësit e tyre.

Me këtë rast, z. Dendias, do të ishte një ide e mirë për të parë të gjithë elementët ekstremistë grekë që kanë vizituar për vite me radhë Shqipërinë, duke filluar me terroristët e MAVI në fillim të viteve ’90 (çfarë me të vërtetë ndodhi me ta?), deri në anëtarët e Agimit të Artë që po mundohen të bëjnë Shqipërinë e Jugut, Mekën e tyre.

Ata po përpiqen të hedhin në ajër marrëdhëniet greko-shqiptare dhe kursin europian të Shqipërisë dhe Greqisë së bashku.

Për të mos përmendur 170 civilët shqiptarë, të cilët janë vrarë nga policia greke që nga viti 1990, pa asnjë përgjegjës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu