Ja pse nga Maqedonia e Veriut kanë ikur mbi 600 mijë persona

Muhamer Pajaziti

Maqedonia po zbrazet nga të rinjtë. Për pak vite ka rrezik që të mbetet një shtetë i pensionerëve dhe të moshuarve.

Të rinjtë po largohen në mungesë të një perspektive dhe për shkak të politikave të dobëta dhe politikanëve të cilët kontrollojnë pothuajse gjithçka.

Nuk vijnë në shprehje diplomat, kualifikimet, njohja e gjuhëve të huaja. Në Maqedoninë e Veriut vlenë vetëm libreza partiake, bashkangjitur me ndonjë lidhje familjare me politkanë dhe funksionarë partiak. Ndryshe edhe me diplomë Harvardi mbetesh rrugëve si i pa punë.

Por nuk është vetëm kjo, nga Maqedonia po ikin edhe për shkak të shërbimeve të dobëta, arsimore, shëndetësore, juridike dhe gjithçka tjetër në këtë drejtim.

Në këtë shtetë duket se as mjeku (jo të gjithë- ka përjashtime) nuk e respekton betimin e hipokratit, gjykatësit ndajnë padrejtësi – i drejti kalbet, krimineli shetitet i lirë, e del edhe në televizor shet moral e përralla.

Profesori dhe intelektuali janë të ndrojtuar, nuk kanë mendim e as guxim, sepse mbijetesa e familjeve të tyre varet po nga këta politikanë.

Edhe artistët nuk mund ti shprehin ndenjat e tyre e të bëjnë vepra që burojnë nga shpirti e mendja e tyre. Kanë frikë se në mënyrë indirekte mund ta prekin e ta nervozojnë politikën.

Biznesmenët u japin para me grushtë hajdutëve politikanë, me qëllim që ti lejojnë ta zhvillojnë më normalishtë veprimtarinë e tyre.

Hoxhallarët nuk i promovojnë vlerat e librit të shenjtë Kuranit, i cili na udhëzon të lexojmë, punojmë e të bëjmë sa më shumë vepra të mira, por janë të prirur ta demotivojnë xhematin e tyre.

Kjo Maqedonia e Veriut në pika të shkurtra, prej të cilës, për më pak se një dekadë, sipas të dhënave të Bankës Botëore kanë ikur 626.312 persona.

Vetëm Gjermania, SHBA-të, Turqia dhe Italia kanë pranuar 413.541 emigrant nga Maqedonia.

Eksodi i trurit të ri është si rezultat i brishtësisë së shteteve, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme, anashkalimi i trurit dhe intelektualizmit, dominimi i klasave mediokre politike të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm.

Kjo armatë që ka pushtuar institucionet dhe sferat e tjera shoqërore është një oktapod gllabërues që thellon humnerën e një keqqeverisje dhe mungesën e një vizioni për të ardhmen e vendit dhe sidomos popullsisë së re, duke seruar varfërinë dhe pasigurinë totale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu