Njihuni me shtatë njerëzit e lindur me superfuqi (VIDEO)

Njerëzit me superfuqi nuk janë vetëm personazhe të trilluara të filmave, ato janë njerëz të vërtetë. Në vijim mund të njiheni me shtatë prej njerëzve, të lindur me superfuqi.

    1. Natasha Demkina mund të shohë në brendësi të trupave të njerëzve. Njësoj si një radioskop është në gjendje t’i detektojë dhe diagnostikojë problemet brenda njerëzve, njofton Portalb.mk.
    2. Veronica Seider ka aftësi shikimi 20 herë më të mirë sesa një njeri normal. Për shembull, ajo mund ta identifikojë një njeri në largësi prej 1 km, për çka një njeriu normal i duhen dylbi. Ajo mban rekordin botëror për mundësinë për t’i parë objektet më të imëta, pa ndihmë të teknologjisë.
    3. UberBoy lindi me muskuj të definuar. Në moshën 4 vjeçare kishte 6 herë më shumë fuqi sesa bashkëmoshatarët. Derisa mjekët nuk e dinë se çfarë do të ndodh me të në të ardhmen, identiteti i tij mbahet sekret.
    4. Slavisa Pajkic është i njohur si “Njeriu Bateri”, për aftësinë e tij për t’i rezistuar energjisë së lartë pa u lënduar aspak. Disa shkencëtarë thonë se ai ka defekt gjenetik, që e lejon energjinë elektrike të kalojë në pjesën e jashtme të lëkurës, që vepron si një izolim natyral. Ai theu rekordin botëror Guiness, për përballimin e 20,000 voltë.
    5. Fisi vrapues, Tarahumara janë njerëz nativë amerikanë në Meksikën veri-perëndimore që njihen për aftësinë për të vrapuar distance të gjata. Ata vrapojnë mbi 320km për një sesion, për një periudhë kohore prej dy ditëve.
    6. Gino Martino është një mundës profesional dhe njeri i fuqishëm. Është i njohur si “Koka e çeliktë” për shkak se ka kafkë të trashë me të cilën mund t’i thejë shufrat prej betoni e çeliku. Kafka e tij është rreth 2,3 herë më e trashë se kafka mesatare e njerëzve normal. Ai theu 45 bllokë me kokë, me çka vendosi rekord botëror.
    7. Shakuntala Devi, një fëmijë mrekulli, shkrimtare akademike e matematikës, ishte e njohur si “Njeriu Kompjuter”. Ajo u njoh si “Kalkulatori mendor” më i shpejtë në botë. Ajo kishte aftësi matematikore të llogariste për kohën, për të cilën kompjuterët nuk mundeshin, me çka vendosi rekord botëror Guiness.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu