Disa analistë të kibernetikës druhen se hackerët e Kremlinit do të shkatërrojnë besimin e amerikanëve tek zgjedhjet
“Vota presidenciale mund të mos manipulohet, por ajo do të shkundet”, shkruan në të përjavshmen amerikane Neësëeek, Jeff Stein.
Në një artikull kushtuar ndikimit që hacker-ët e përdorur nga Kremlini mund të kenë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Stein thotë se sfidanti republikan, Donald Trump, ka përfituar në mënyrë të përsëritur nga fakti që Rusia dhe ekspertët kibernetikë rusë kanë futur hundët në fushatën zgjedhore, raporton bota.al.
Ai citon një ish takticien kibernetik, dikur anëtar i forcave ajrore amerikane, i cili shprehet se “mjafton të përziesh pak ujërat, dhe sapo njerëzit fillojnë të mos kenë besim, i gjithë sistemi mund të shembet”.
Një gjë tjetër që mund të dëmtojë besimin e votuesve tek sistemi? Një sulm masiv si ai i të premtes, i cili ua bëri praktikisht të pamundur njerëzve që të mund të futen në faqe interneti, të tilla si Tëitter, Reddit, Netflix, Amazon, Airbnb, dhe Neë York Times. Sekretari i Shtypit në Shtëpinë e Bardhe u shpreh dje se ende nuk dihet kush qënron prapa këtij aktiviteti dashakeq.
Në Amerikë ka filluar që tani të parashtrohet argumenti, përse nuk duhet që votuesit të dërgojnë votën e tyre përmes internetit, sidomos në ata shtete që janë “në fije të perit”.
Që tani, një numër në rritje amerikanësh janë të prirur të mendojnë se zgjedhjet mund të manipulohen, sipas një sondazhi të kryer në gusht nga kompania Gallup. Sipas një tjetër eksperti, rreziku nuk qëndron aq shumë në manipulimin e vetë makinave të votimit, sesa në krijimin e një atmosfere dyshimi që do të rrethojë zgjedhjet. Madje sipas tij, edhe nëse Kremlini nuk është prapa disa veprimeve të hacker-ëve, ai gjithësesi mund t’i shfrytëzojë për objektivat e tij. /bota