Haiti, 1.4 milion njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim

Tre javë pasi uragani shkatërrues Matthew goditi Haitin, ekspertët shprehin frikën se popullata lokale po përballet me fatkeqësi humanitare apo mungesë të ushqimit, transmeton AA.

Në një raport të përbashkët të Qeverisë së Haitit, Organit Kombëtar Koordinues për Siguri të Ushqimit dhe Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) të OKB-së thuhet se në Haiti aktualisht 1.4 milion njerëz kanë nevojë urgjente për ndihma ushqimore.

I dërguari i OKB-së për Haitin, Alexis Masciarelli thotë se në disa pjesë të vendit është regjistruar humbje e njëqind përqind e të mbjellave nga të cilat popullata lokale jeton. Sipas tij, uragani ka shkatërruar pothuajse të gjitha pemët e kokosit, bananes dhe mangos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu