Presidenti grek Prokopis Pavllopulos siç duket ka axhendë saktësisht të projektuar lidhur me çështjen për emrin e Maqedonisë, me të cilën përmend qëndrimin e pakopromistë të Greqisë dhe me vendoshmëri e zbaton atë në çdo paraqitje të tij publike.
Për herë tretë për disa ditë Pavllopulos sot sërisht foli për “karakterin grek” të Maqedonisë, këtë herë nga Selaniku, ku mori pjesë në liturgjinë solemne në kishën “Shën Dimitri” me rastin e festës me të njëjtin emër dhe shënimin e përvjetorit të çlirimit të qytetit.
“Dita e festës së kujtimit të shenjtë të mbrojtësit të Selanikut, Shën Dimitrit, është përvjetor i rrugës së famshme të Selanikut, nga njëra anë, për historinë e kombit dhe ortodoksinë, dhe e dyta, për rolin e tij si një mbrojtës vigjilent për karakterin grek të Maqedonisë sonë i cili është i pakontestueshëm dhe për të cilin nuk negocohet”, deklaroi ai.
Pavllopulos edhe vitin e kaluar për festën patron të Selanikut dha të njëjtën deklarata në të cilën fliste për “karakterin grek të Maqedonisë”.
Para tetë ditëve në Voden, presidenti grek tha se “Maqedonia ka qenë është dhe do të mbetet greke”, ndërsa disa ditë më vonë, gjithashtu në Selanik tha se “Maqedonia është një dhe është greke” dhe se “do të bëjë gjthçka që ta mbrojë karakterin grek të Maqedonisë”.