Modeli Jesko, pretendohet se mund të lëvizë më shpejtë se 490 kilometra në orë. Të gjithë kanë mbetur të befasuar gjaë javës së kaluar, kur Bugatti Chiron arriti shpejtësinë prej 490 kilometrave në orë, me një makinë që thuhej se është serike, por del se ishte makinë e para prodhimit dhe e modifikuar, transmeton Telegrafi.
Rekordin që ende nuk njihet zyrtarisht, është gati ta tejkalojë Koenigsegg, që përshëndetën të arriturat e Bugattit dhe treguan se do t’i hyjnë të njëjtës garë.
“I përshëndesim, është një arritje e vështirë. Secila makinë që mund të arrijë 450 kilometra në orë, është e arritur” thuhet në raportin e këtij prodhuesi nga Suedia. Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur se rekordin e Bugattit ta ta provojnë me Koenigsegg Jesko, që duket se është i përgatitur për ta tejkaluar këtë shpejtësi.
Sikur pista të mos ishte aq e siguritë dhe lëvizja të bëhej diku më hapur, Bugatti pretendon se Chiron kishte mundur të arrite edhe 25 kilometra në orë më shpejtë, për një rekord më të mirë.
Video: