Turqia nuk do të heqë dorë nga operacioni në Siri, porositi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu, pasi një helikoptrer për të cilin besohet se u takon forcave të Qeverisë siriane, bombardoi pozita të kryengritësve në Sirinë veriore, të cilët i përkrah Ankaraja.
Çavushogllu deklaroi se forcat lojale të presidentit Bashar al Asad vazhdojnë t’i bombardojnë kryengritësit sirianë, në vend të SHI-së.
“Operacionet ushtarake turke për pastimin e kufirit nga SHI-ja do të vazhdojnë derisa forcat, të cilat i përkrahin nuk e ndërmarrin qytetin sirian El Bab”, tha ai.
Çavushogllu theksoi se Turqia do të ndërmarrë edhe masa nëse sulmohet qyteti irakian Tal Afar.