Një veturë e tipit Mercedes – Benz është filmuar sot në qarkoren e Shkupit duke lëvizur me shpejtësi të madhe në korsi dhe drejtimin e kundërt, njofton TV21.
Shoferi i kësaj veture ka vazhduar të lëvizë, edhe pas sirenave dhe reagimeve të makinave të tjera. Megjithatë, edhe pas disa kilometrave vozitjeje të këtillë ekstremisht hazarde, fatmirësisht nuk është shkaktuar ndonjë aksident.
Në këtë autostradë përkufizimi i shpejtësisë është 120 km/h dhe s’janë të pakta as makinat që lëvizin me shpejtësi edhe më të madhe, kështu që është mrekulli e vërtetë se si s’ka ndodhur ndonjë tragjedi.