Punonjësit e administratës publike duhet të mos kryejnë aktivitete politike dhe propagandë gjatë orarit të punës.
“Ata duhet të sillen në mënyrë profesionale dhe duhet që politikisht të jenë neutral”, përcjell Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Sipas ligjit, çdo formë e presionit, kërcënimit dhe shantazhit është krim dhe duhet të raportohet, madje vetë punonjësit duhet t’i raportojnë parregullsitë dhe shkeljet.
“Burimi i të gjitha parregullsive nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe faktor për zgjidhjen e tyre”, ka thënë tha Kiracovski, transmeton “Telegraf”. /albeu.com/