Që nga ora 15:00, sot, një total prej 1,519 qytetarëve të Maqedonisë të cilët përkohësisht punojnë ose jetojnë jashtë vendit nëpërmjet aplikimit elektronik në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) kanë aplikuar për të votuar për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga raporti, 977 janë pranuar, 47 janë refuzuar, ndërsa 495 janë në fazën e përpunimit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se paraqitjet për votim në zgjedhjet e parakohshme për deputetë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në misionet diplomatike dhe konsullore përfaqësimi i RM-së jashtë vendit apo zyrat konsullore do të zgjasë deri më 11 nëntor, 2016.
Komisioni u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të punësuar përkohësisht ose që banojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme dhe informon se regjistrimi mund të bëhet përmes aplikimit elektronik të vendosur në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve: https://dijaspora.sec.mk/. /Telegrafi/