Lideri i BDI-së Ali Ahmeti foli për të ashtuquajturat “bomba” të cilat kohëve të fundit po publikohen nga Sheqerim Ahmeti i njohur si El Cheka. Ai ato i quajti gjëra të kota, ndërsa i thirri partitë tjera që t’i matin forcat me programet partiake. “Pati shqetësime te bashkëpunëtorët e mi, bashkëdrejtuesit e mi, me ca përgjime.
Ore lërini këto se janë fluska. Po të kishte për BDI të palara, kush do të na kursente neve, mezi presin të shohin një pikë të zezë dhe më vjen keq që në këtë kurth kanë rënë ca parti dhe partiza.
Ore hajde të matemi me mision, me programe, hajde të matemi me vizion, por mos u merreni me gjëra të kota, sepse kështu nuk fitohet lëvizja e misionarëve, lëvizja që ka bërë histori, që ka ndryshuar historinë e këtij vendi”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Këto komente Ahmeti i bëri në kuvendin zgjedhor të BDI-së në Çair, ku për kryetar dege u zgjodh Izet Mexhiti. Mexhiti para të pranishmive foli për planet e tij për Çairin./TV21
Video: