Vërshimet e fundit të ndodhura në Shkup dhe rrethinë e që kapluan më së shumti Hasanbegun kanë lënë shumë pasoja pas, njofton Zhurnal.
Edhe pse qeveria paralajmëroi ndihma të ndryshme për banorët e kësaj zone, banorët e Hasanbegut vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha ndërsa kompenzimi sipas tyre ka qenë më se qesharak.
Vetëm tek familja Ajeti nga Hasanbegu dëmi është në vlerë prej 20 mijë euro e këtë e vërteton edhe kryefamiljari z. Rexhep Ajeti.
Familja Ajeti nga lagja Hasanbeg në një rrefim për Agjencinë Zhurnal, tregon se nga vërshimet kanë patur dëme të mëdha dhe atë. “Tre garnitura, dritare komplet të katit të parë, tre dyer të brendëshme, dera e hymjes, kuzhina 6 metra, llaminat 75m2, pllaka 15m2, dy frigorifer edhe plus një i madh, dy televizora, lavatrice, maqinë për enë, 7 tepikë persian, pllaka të banjos si dhe 20 metra murë rreth shtëpisë, është dëmi i shkaktuar nga vërshimi i ndodhur në Hasanbeg, ndërsa ata nga komisioni për zhvlerëimin e këtij dëmi, iu janë dhënë një shumë qesharake prej 85 mijë denarë apo 1.500 euro.
Sipas familjes Ajeti, atë kohë gjatë vlersimeve komisioni për verifikimin e dëmëve, gjegjesisht, z.Rami Qerimi, i cili atë kohë ka premtuar se dëmet në tërësi do të mbulohën, kompenzohen.
Mirëpo familja Ajeti është tronditur kur kanë parë se për dëmet e shkaktuara, nga komisioni iu janë dhënë vetëm, 85 mijë denarë apo 1.500 euro.
Nga kjo shumë e dëmit prej 20 mijë euro ne kemi marrë nga qeveria si dëmshpërblim vetëm 85 mijë denarë, thotë kryefamiljari Rexhep Ajeti, transmeton Zhurnal.