Shqiptarët e diasporës, interes të ulët për të votuar në Maqedoni

Shqiptarët e diasporës vazhdojnë të kenë interesim të ulët për votimet në zgjedhjet parlamantare, duke lejuar kështu që të 3 deputetët e diasporës t’i fitojë VMRO-DPMNE vetëm me disa qindra votues.

Nga dhjetëra mijë shqiptarë që jetojnë në vendet perëndimore vetëm 60 janë paraqitur për të votuar, njofton Zhurnal.

Në numrin e vogël të të interesuarve ka ndikuar edhe lista me 30 mijë votues të cilët u fshinë nga lista e votuesve për shkak se jetojnë jashtë Maqedonisë.

Praktikisht, këta 30 mijë votues, të gjithë kanë nënshtetësi dhe i plotësojnë kushtet për të votuar në vendet ku jetojnë, mjafton të paraqiten në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë ose në faqen në
internet të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – dijaspora.sec.mk/

Votuesit do të duhet të jenë të pajisur me dy dokumente, me njërin të vërtetojnë se janë nënshtetas të Maqedonisë (letërnjoftim ose pasaportë) dhe me tjetrin të vërtetojnë se jetojnë ose punojnë në një nga vendet perëndimore. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu