Pacolli: Të formohet një Këshill Kombëtar për bashkimin e partive politike në Maqedoni

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë në “Tv Klan” në Shqipëri ka shprehur keqardhje për mosunifikimin e forcave politike shqiptare në shtetet fqinje, transmeton InfoShqip.com.

“Shikoni në Maqedoni në prag të zgjedhjeve parlamentare po garojnë shumë parti të cilat nuk janë të bashkuara. Në këtë mënyrë do të humben shumë vota shqiptare dhe prevalenca do të shkoj në favor të dikujtë tjetër. Një shembull të tillë e patëm edhe në Mal të Zi, ku shqiptarët e ndarë në shumë parti dolën me shumë pak përfaqësues në zgjedhjet e fundit.

Në këto rrethana Tirana, Prishtina dhe faktorë tjetër, duhet të bëjnë përpjekje për të formuar një Këshill Kombëtar që të ndimoj cështjen shqiptare gjithandej trevave shqiptare”, është shprehur Pacolli. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu