Forcat izraelite arrestojnë dy fëmijë palestinez

Forcat izraelite të sigurisë kanë arrestuar dy fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor për shkak të pretendimeve se kanë “përgatitur sulm me thikë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të ushtrisë izraelite thuhet se janë arrestuar dy të mitur të cilët mbanin thikë jashtë murit të sigurisë në Migdal Oz, në jug të Bregut Perëndimor.

Më tej shtohet se fëmijët gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se “janë dërguar për të kryer sulme”.

Ushtria nuk ka dhënë informacion për moshat e fëmijëve, por burime palestineze thonë se fëmijët ishin të moshës 8-vjeçare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu