Ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski, gjatë një vizite në SHBA, është takuar me zv.ndihmës sekretarin shtetëror Brian Hoyt Yee.
Bashkëbiseduesit kanë folur për reformat në mbrojtje, reformimin e ARM-së, që sipas njoftimit, është në pajtueshmëri të plotë me standardet e NATO-së, për pjesëmarrjen në misionet e NATO-s dhe në misione tjera.
Në takim ëshë theksuar se integrimi i Maqedonisë në NATO është e një rëndësie të posaçme, si për stabilitetin e vendit, ashtu edhe për rajonin dhe më gjërë, transmeton “Telegraf”.