Drejtori i Flamurtarit Ardi Beharin, është arrestuar dje për shkak të një aksidenti në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, aksident i cili pati si pasojë vdekjen e një 74-vjeçari.
Njoftimi i plotë i Policisë
“Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot(dje) rreth orës 13:30 në aksin Lushnjë- Rrogozhinë. Kalimtari 74-vjeçar me inicialet N.F, banues në lagjen “Loni Dhamo” ka ndërruar jetë pas përplasjes me mjetin.
Viktima u përplas nga mjeti tip “Range Rover” me targa AA 948 LK, me drejtues Ardi Beharin, banues në Vlorë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa lidhur me aksidentin vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me aksidentin e djeshëm.