Besohet se maceve nuk u pëlqejnë shumë njerëzit dhe se ato preferojnë të ecin vetëm.
Megjithatë, një histori e pabesueshme e publikuar online nga një përdorues me emrin “sc4s2cg” bëri stafin e “Bright Side” që t’i shihnin macet me një sy tjetër.
Historia filloi kur një turist i ri shkoi për alpinizëm në Alpet e Zvicrës, jo larg fshatit Gimmelwald. Dhe pas një kohe në male, ai e kishte kuptuar se kishte humbur.
“Gimmelwald është një fshat i vogël, i fshehur në zemrën e maleve. Ishte fundi i sezonit të skijimit, kështu që shumica e teleferikëve ishin fikur. Në atë ditë, dola për të ecur në male. Kur erdhi koha për t’u kthyer, nuk mund ta gjeja rrugën, dhe kështu kuptova se kisha humbur. Në dështim për të gjetur rrugën për në fshat, u ula për të pushuar dhe vendosa çfarë të bëj tutje. Rastësisht, e pash këtë mace të bukur…”, tregoi përdoruesi.
“Macja më vërejti. Ajo erdhi tek unë dhe ul pranë meje. Më pas ajo u nis në një rrugë të afërt, duke u ndalur vazhdimisht për të shikuar përreth, sikur më ftonte që ta ndiqja. Ajo ishte shumë miqësore, pavarësisht faktit se isha komplet një i panjohur. Dukshëm, ajo ishte mësuar me turistët. Kur arritëm në fundin e rrugës që çonte drejt hotelit, rrugët tona u ndanë dhe macja shkoi rrugës së saj”, vazhdoi ai duke treguar.
Pasi kjo histori u publikua, përdorues të tjerë të internetit filluan të tregonin tregimet e tyre me një mace të ngjashme në Gimmelwald. Një person tha: “Kjo mace erdhi me mua dhe miqtë e mi për t’u ngjitur në male atje tre muaj më parë. Ajo ecte para nesh dhe ndalonte sa herë që shkonte shumë larg prej nesh duke na dhënë kohë që ta ndiqnim”.