Bashkim Rama do të bashkojë shqiptarët në Maqedoni, emërohet ambasador i Shqipërisë në Shkup (FOTO)

Prof.Dr. Bashkim Rama nga qeveria shqiptare emerohet si i Dërguari i Posaçëm për Rajonin dhe Faktorin Shqiptar.

Ambasadori Bashkim Rama ështe i derguari i posaçëm i qeverisë shqiptare  që më në fund do të bëjë tentativat për t’i bashkuar shqiptarët dhe partitë shqiptare në kauzën e tyre të përbashkët jashtë Shqiperisë, në Maqedoni, Mal të Zi, dhe Kosovë.

Ambasadori Bashkim Rama në Ministrinë e Punëve të Jashtme njihet si diplomat me karrierë të bujshme diplomatike, ndërkohë që ka qenë edhe drejtori i Akademisë Diplomatike në MPJ-në shqiptare. Paraprakisht, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani nuk kishte pranuar të dekretojë propozimin e Qeverisë shqiptare që Fatos Reka të nis punën si ambasador shqiptar në Shkup./InfoShqip

amba1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu