Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, tha se pret që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s vitin e ardhshëm. SIpas tij, anëtarësimi nuk do të ndodhë as në dhjetor as në janar. “Në planifikimin fillestar nga shërbimet e NATO-s, pranuam mendoj diku më 1 gusht, plan parimor se anëtarësimi formal do të bëhet në mars ose pril ltë vitit të ardhshëm”, deklaroi Dimitrov.
“Procesi po zhvillohet shumë shpejtë, këtyre ditëve përfundoi të themi procedura në Parlamentin në Londër dhe ditëve në vijim Ministria e jashtme e Britanisë së Madhe do ta nënshkruajë Protokollin Qasës. Kaloi edhe Komitetin për punë të jashtme të Senatit Italian. Spanja ka zgjedhje. Por ajo që është kyçe është se anëtarësimi është evident. Ne do të jemi të përfaqësuar në Samitin e 4 dhjetorit, jam i bindur në nivelin më të lartë dhe nësenuk ndodh atje anëtarësimi, do të jetë shpejtë më pas, kështu që do të kemi dy festa”, theksoi Dimitrov.
No NATO