Një tjetër intelektual në Dibër i bashkohet Lëvizjes Besa

Një tjetër intelektual kalon në rradhët e Lëvizjes BESA, në qytetin e Dibrës është lëvizja e rradhës politike. Bëhet fjalë për z.Liri Delishi, doktor i shkencave bujqësore në frutikulturë, i cili ju bashkua Lëvizjes BESA, transmeton InfoShqip.com

z. Liri Delishi njihet në Dibër për ndihmën e pafundme që u ka dhënë bujqve dibranë në shumë sfera ku ata kanë pasur nevojë për gjatë gjithë kohës ku ai ka shërbyer dhe si drejtor i inspektoriatit për bujqsinë në rethin e Dibrës, ku vazhdon edhe sot e kësaj dite të shërben si inspektor pranë kësaj drejtorie.

Sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë i lëkunden themelet BDI-së, goditje të forta BDI-ja më së shumti ka marë nga intelektualët, sepse po këta intelektualë e ndihmuan BDI-në me shpresën që kjo e fundit të përmisojë jetën e çdo shqiptari në Maqedoni, por me dështimet e pafundme që e kanë shoqëruar BDI-në në pushtet edhe një intelektual tjetër ndëshkoi dështimet e BDI-së./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu