Diferenca mes dy partive më të mëdha maqedonase, VMRO DPMNE dhe LSDM është 4,2% në favor të partisë në pushtet, kanë treguar rezultatet e sondazhit të fundit të agjencisë “Faktor Plus Adria”.
Anketa është realizuar në periudhën 19 deri 26 tetor duke u pyetur 1082 të anketuar.
Sipas hulumtimit, VMRO DPMNE e ka mbështetjen e 28,1% të votuesve ndërsa për LSDM-në janë përcaktuar 23,9%.
Në vendin e tretë është Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi (Lidhja Demokratike, FRODEM, DEMOS dhe MORO- Partia Punëtore) me 9,1% ndërsa më pas vijojnë BDI me 6,7 dhe PDSH me 4,7%.
Si të papërcaktuar në këtë sondazh janë deklaruar 22,1% të të anketuarve.
Në pyetjen- a do të votoni më 11 dhjetor, pozitivisht janë përgjigjur 64% e të anketuarve, 12% kanë thënë se nuk do të votojnë ndërsa 15 ende nuk kanë vendosur. 9% nuk kanë dashur të përgjigjen.
Sipas anketës, 54% e tyre besojnë se në 3 vitet e fundit është rritur korrupsioni në Maqedoni.