Aeroplani në të cilin gjendej kandidati republikan për zv/president, Mike Pence ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin LaGuardia në New York.
Askush nuk është lënduar.
Përveç Pence në bord gjendeshin edhe stafi i tij, gazetarët e akredituar të fushatës si dhe agjentët shtetërorë.
Pence po vinte nga Ohio dhe kishte planifikuar pjesëmarrjen në një tubim zgjedhor në Neë York, që u anulua.
Pence dhe të tjerët janë shoqëruar jashtë aeroportit dhe policia po i kryen hetimet.
Donald Trump ka thënë se është i lehtësuar që askush nuk është lënduar.