Në seancën plenare të javës së shkuar çështja kryesore që u diskutua ishte largimi i deputetëve Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi edhe formalisht nga vendet ku ishin ulur deri dje, mes socialistëve të tjerë ligjvënës.
Të gjitha mediat e pasqyruan si distancim natyral të iniciuar nga vetë deputetët e pakënaqur.
Por, “INTv” sjell ekskluzivisht SMS¬-të që konfirmojnë se ata jo vetëm i kanë përzënë nga vendet e mëparshme por ndihen edhe të diskriminuar nga postet e reja në fundit të kuvendit./Albeu