Një peshkaqen gjigant është kapur sot përballë Ksamilit, raporton BalkanWeb. Mësohet se peshkaqeni ishte i gjatë 5 metra dhe peshonte plot 400 kilogramë.
Kështu, anija “Mario 1” me kapiten Andri Manen dhe peshkatar Servet Henajn janë detyruar të përdorin një vinc për ta ngritur peshkaqenin për shkak të peshës së tij të madhe.