Është caktuar seanca dëgjimore në procesin që Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, ngritën kundër Bogoevskit.
Por nga BDI-ja njoftojnë se Ali Ahmeti nuk do të jetë prezent në gjykatë, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
Sipas dëshmisë së Slobodan Bogoevskit në Gjykatën e New York-ut, 7.5 milion euro janë importuar në Maqedoni me një veturë zyrtare të qeverisë për “blerje” të tre politikanëve, ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin nga BDi-ja.
Bogoevski këtë aferë e lidh edhe me tentim vrasjen e Abdulhalim Asanit nga BDI-ja, transmeton “Telegrafi”. /albeu.com/