Aksion policor në këto momente, stacioni në Kumanovë plot me të arrestuar

Në vijim është aksion i MPB-së ku po arrestohen persona të dyshuar për vjedhje të rëndë të dy milionë denarëve, njoftoi Iportal.

Portali njofton se kjo vepër penale është kryer para disa muajve dhe ajo është fshehur nga udhëheqësia e atëhershme e MPB-së. Mirëpo pas ndërrimit të kryeshefit të policisë, punët kanë filluar të zbulohen, shkruan portali, transmeton Gazeta Lajm.

Personat e arrestuar po dërgohen në stacionin policor në Kumanovë. Mes tyre gjendet edhe djali i shoferit të komunës së Kriva Pallankës.

I dyshuar kryesor është një person nga manastiri, kurse është arrestuar edhe një person që ka marrë pjesë në djegien e xhamisë në Kriva Pallankë, por siç shkruan Iportal, është mbrojtur nga policia lokale, në kohën kur ministri ka qenë nga radhët e koalicionit VMRO-BDI.

Supozohet se policë lokalë kanë qenë logjistikë e vjedhësve. Po hetohet edhe lidhja eventuale e këtyre personave me disa vjedhje tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu