Kreu i FBI-së, James Comey ka deklaruar ditën e premte se do të hapë për rishikim të gjitha emailet që Hillary Clinton ka dërguar në kohën kur ajo ishte Sekretare Shteti.
E gjithë kjo konfirmohet nga letra që drejtori i FBI-së i ka dërguar tetë kongresmenëve pikërisht vetëm 11 ditë para zgjedhjeve për President të SHBA-së.
Në këtë periudhë ku Donald Trump nuk është aspak mirë me rezultatet në krahasim me Hillary Clinton, kjo deklaratë e drejtorit të FBI-së për rishikimin e emaileve të Hillary, ku mendohet të ketë edhe emaile personale, mendohet se do t’i prishë punë kësaj të fundit.