Bejta mesazh partive të reja: Nuk do merrni mandate deputetësh, e jo më të fitoni zgjedhjet

Nënkryetari i BDI-së dhe kryetari i BDI-së – Dega në Gostivar, Nevzat Bejta, ka paralajmëruar partitë e reja politike shqiptare nga emisioni debativ “Politica” në Tv Globi, të cilat do marrin pjesë në zgjedhjet e dhjetorit, të bëjnë kujdes, pasi sipas tij, gara do jetë e fuqishme dhe ndoshta ato do mbeten edhe pa deputetë, transmeton portali Flaka.

“Partitë e reja politike ndoshta do mbeten edhe pa mandate deputetësh e jo më të fitojnë zgjedhjet. Demokracia nuk njeh parti të cilat sapo krijohe dhe fitojnë zgjedhjet. Mesazhi im do ishte i qartë, le të veprojnë drejtë dhe me shumë përgjegjësi, pasi gara është shumë e fuqishme, sidomos kur ata duhet të ballafaqohen me BDI, një parti e cila fiton pa ndërprerë besimin e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni”, theksoi Bejta.
Sipas tij, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e dhejtorit, të cilat, siç ai i cilësoi, tha do jenë zgjedhje shumë interesante, ndërsa populli do vendos se kujt do i besojë për ti përfaqësuar.

“BDI bën përgatiitje, kemi formuar shtabin në nivel nacional, ndërsa jemi duke formuar edhe shtabet lokale. Tani punojmë edhe në terren. Së shpejti do bëhet të ditur edhe emrat e kandidatëve tanë. Këto zgjedhje do të jenë shumë interesante dhe disa politikanë do ta pësojnë keq”, tha nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu