Zëvendës ministri plotësues për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov, në orët e vona të natës ka shkaktuar një aksident në komunikacion në lagjen Taftalixhe të Shkupit.
Burime anonime brenda MBP-së ka informuar se Spasov ka qenë në gjendje të dehur dhe me veturën e Agjencisë për Punësim u përplas me disa automjete, me çrast ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai në makinë ka qenë me një shoqëruese. Policia e trafikut është vënë në kërkim të Spasovit.