Një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia kufitare në Morinë, me qëllim ekstradimi.
Dalibor Apostolovski, 35 vjeç, lindur në Kumanovë-Maqedoni dhe banues në SH.B.A ra në prangat e policisë.
Policia informon se: Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, nga Republika e Maqedonisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Kumanovë me Vendim Nr.K.br.414/11, datë 14.06.2013, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale të “Prodhimit, shpëndarjes tregtimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope’’, parashikuar nga neni 215 i K.Penal, Maqedonas.
Materialet proceduriale do kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës