Albin Kurti nis shkeljen e premtimeve, pajtohet që Gjykata Speciale të mbetet në fuqi

Pas përfundimit të grupeve punuese të LDK’së e VV’së të cilët diskutuan për sundimin e ligjit, ish-deputeti Arben Gashi që morri pjesë në takim tha se Gjykata Speciale duhet të vazhdojnë të ekzistojnë. Ky qëndrim i Lidhjes Demokratike nuk përkon me atë që kishte deklaruar për këtë çështje para se të fitonte zgjedhjet lideri i VV-së, Albin Kurti.

Arben Gashi tha se Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë që të kryejnë punën e tyre e funksionimin sipas ligjeve të Kosovës.

“Dhomat e Specializuara funksionojnë sipas ligjeve të Kosovës por me gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtare, kjo është marrë si vendim i institucioneve të Kosovës dhe për ne këto dhoma duhet të ekzistojnë dhe ta kryejnë punën e vet”, deklaroi Gashi.

Së fundmi Gjykata Speciale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit është bërë krye temë jo vetëm sa i përket ftesave që po i dërgojnë, mirëpo, edhe për deklaratat që i kishte dhënë për këtë temë kreu i VV-së, që doli si më i votuari nga zgjedhjet.

Kurti kishte deklaruar se nëse ai do të bëhet kryeministër, do të zhbëjë Gjykatën Speciale.

“Kur Vetëvendosja do të jetë në qeveri nesër, Vetëvendosja është subjekti qeveri që juve nuk ju dorëzon në Gjykatën Speciale, se na se njohim Gjykatën Speciale, edhe qeverisja e PDK’së juve ka me ju dorëzu në Gjykatën Speciale”, kishte thënë ai në Kuvend.

Për këtë çështje Albin Kurti ka folur edhe pas 6 tetorit. Por jo me të njejtin mendim. Kurti ka thënë se është e pamundur shfuqizimi i saj, pasi që duhem mbi 80 deputetë përfshirë edhe serbët.

“Tashmë Gjykata Speciale është tashmë kategori kushtetuese. Është për të ardhur keq që kemi Gjykatë Speciale. S’mund të zhbëhet ajo, sepse duhet mbi 80 deputetë, përfshirë edhe serbët”, kishte deklaruar Kurti, i pyetur për këtë temë.

Reagime ndaj Kurtit për Gjykatën Speciale kanë bërë edhe nga Organizata e Veteranëve. Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se Kurti duhet të mbajë premtimin që kishte bërë për shfuqizim Gjykatës Speciale.

Mandati pesë vjeçar i Gjykatës Speciale do të skadojë me 30 qershor të vitit 2020.

Deri më tani nga kjo Gjykatë janë ftuar për intervistim si dëshmitarë, e si dëshmitarë të dyshuar, mbi 200 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë është paralajmëruar që gjatë këtij muaji do të ngritën edhe aktakuzat e para./Periskopi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu