Avokati thotë se dikush prej “Grupit të Kumanovës” mori 2 milionë euro

Ndonëse deri në një kohë ishte gjithçka enigmatike lidhur me personat që e nisën incidentin e 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë që përfundoi me disa viktima nga të dyja palët, grupin e armatosur si dhe forcat policore njofton “Zhurnal”.

Në një intervistë të fundit dhënë për “Makfax”, avokati mbrojtës i grupit të “Lagjes së Trimave”, Naser Raufi, mes tjerave përgjigjet se si grupi i armatosur mund të ketë marrë para për organizimin e këtij aksioni.

A ka dëshmi se grupit i janë paguar dy milionë euro për aksionin ashtu si thuhej? Si dëshmi materiale nuk ka ndonjë gjë, por verbalisht thuhet se po, kemi propozuar edhe dëshmitarë, por unë nuk besoj se është realizuar aksioni për interesa materiale, nuk e mohoj mundësinë që komandant “Nato” dhe Beg Rizaj të kenë marë para derisa për tjerët nuk është thënë se kanë marë para, ka deklaruar kështu avokati Raufi në intervistën e tij të fundit, transmeton “Zhurnal”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu