3 vite burg për partnerët që tradhëtojnë

Gjykata e Kasacionit Evropian ka marrë një vendim të rëndësishëm për të gjithë ato që kanë tendencën të tradhëtojnë partnerin e tyre gjatë martesës dhe sipas këtij vendimi personat që tradhëtojnë do të dënohen deri në 3 vite burg.

Gjykatësi gjerman, Alvior Porfischeich ka deklaruar se shoqëria jonë po kthehet në një xhungël dhe ky ligj do të ndihmojë që gjërat të kthehen në normalitet dhe mbi të gjitha me qëllim kryesor mbrojtjen e familjes shkruan revista Shije.

“Martesa është dhe mbetet një kontratë që duhet respektuar nga çdo forcë, në qoftë se ju nuk e kuptoni është e kotë për t’a argumentuar. Ata që e shkelin këtë kontratë do të përballen me sanksione të ashpra”.

Fillimisht ligji dënon me gjobë partnerin që ka trathtuar dhe në raste të përsëritjes ai e dënon atë me 3 vite burg.
Me shumë siguri shumë partnerë të trathtuar kanë nisur seancat gjyqësore për të dënuar këtë fenomen që ka “pushtuar” shoqërinë e sotme./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu