SHËNIM/ Për popullin kulmi i varfërisë, për ministrat kulmi i jetës luksoze

Sa me shumë që rritet varfëria në popull, aq më shume shtohet luksi dhe shpenzimet zyrtare të ministrave. Nëse shumica e të varfërve e kalojnë ditën me 50 denarë, ministrat shqiptarë shpenzojnë 20.000 euro për hotele dhe darka luksoze.

Aktuale në ditët e fundit ka qenë skandali i ish ministrit Abdilaqim Ademi, ku të dhëna zyrtare të publikuara nga portali NOVA TV nxorën në pah shpenzime maramendëse të ministrit dhe zëvendësit të tij, në hotele luksoze me 5 apo 4 yje, dhe darka ku vetëm për një person kushtojnë mbi 3 mijë denarë.

Veprime të tilla nga ministrat tregojnë për papërgjegjshmërinë e udhëheqësve te sotëm, kjo tregon qartë  pse populli vuan, pse populli jeton në varfëri dhe mbijetojn me më pak se dy euro në ditë, tregon se kush dhe ku i harxhon paratë që do duhej të siguronin një mirëqenie normale të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu