Strugë, institucionet shpërfillin gjuhën shqipe

Mbishkrimet në disa institucione shtetërore në Strugë si Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Shtëpia e Kulturës, Sektori për Punë të Brendshme dhe disa të tjera janë të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase. Edhe pse shqiptarët janë shumicë në këtë komunë, gjuha që e flasin ata vijon të shpërfillet.

Profesori Bajram Pollozhani thotë se shumë organe shtetërore në Strugë nuk kanë dëshirë ta përdorin gjuhën shqipe.

Nga komuna e Strugës thonë se në asnjë institucion shtetëror që vepron në Strugë, gjuha shqipe nuk është në përdorim zyrtar, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjykatën, policinë ose në organet tjera. Sipas autoriteteve lokale të Strugës, Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk garanton përdorimin e plotë të shqipes si gjuhë zyrtare ndërsa institucionet shtetërore asnjëherë nuk kanë treguar interes për respektimin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu