Shpëtim Pollozhani boton librin e tij të tretë me titull “Kalërimi drejt dritës”

Veprimtari i njohur i kauzës kombëtare, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, vjen me një libër të ri, të titulluar “Kalërimi drejt dritës”, transmeton InfoShqip.

Kjo është vepra e tretë e botuar nga autori, libri i tij i parë është “Litari dhe zullumi”. Pak vite më parë autori e botoi librin e tij të dytë “Në strofullën e djallit”.

Pollozhani njihet për veprimtarinë e tij të gjatë dhe me kontribut të vecantë për shqiptarët, ai është burgosur politikish dy herë në ish-Jugosllavi , ndërsa me shkatërimin e Jugosllavisë, vite më pas, do mer detyrën e kryetarit të Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptar në Maqedoni.

Edhe pse shumë vite veprimtari, ajo nuk pushon akoma sot e kësaj dite, me Shoqatën e të Burgosurve Pollozhani ka inicuar shumë aktivitete, protesta, akademi përkujtimore dhe manifestime për cështjen kombëtare dhe për të burgosurit politik, ai sot është ndër zërat më të fortë që dënon politikën antishqiptare të pushtetit në Maqedoni./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu