Përgjigjet e të gjitha pyetjeve më “djegëse”, për një luftë – ajo kibernetike – e cila po bëhet gjithmonë e më kanosëse. Eshtë e vetmja luftë në të cilën Shtetet e Bashkuara, sipas krerëve të shërbimeve të zbulimit, nuk kanë aspak avantazh ndaj kundërshtarëve. Sa të shpeshtë janë sulmet e hacker-ave? Nga e kanë burimin? Si funksionojnë këto sulme? Sa shumë dëm mund të shkaktojnë? Si do të ngjante një luftë totale kibernetike? Dhe sa do të goditen zgjedhjet e 8 nëntorit?
Vetëm në SHBA, objektivat e qeverisë dhe privatë janë goditur nga qindra-mijëra përpjekje për t’i hacker-uar, çdo ditë. Sulmet kibernetike kanë arritur të prekin Pentagonin, Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë; kanë vjedhur të dhënat personale të afro gjysmës së amerikanëve, në sulmet e kryer kundër bankave, dhe kompanive teknologjike si Yahoo; dhe i kanë ofruar ëikiLeaks-it emailet private të zyrtarëve të Partisë Demokratike, si edhe gjeneralëve dhe ish sekretarëve të shtetit. Këta kriminelë kibernetikë janë në gjendje të vënë në shënjestër cilindo aspekt të jetës sonë, që përfshin një lidhje në Internet. Ata munden që krejt papritur të shkelin frenat e makinave inteligjente, apo të marrin në kontroll sistemet e avionëve të pasagjerëve. Nëse ata do të arrinin më në fund që të futeshin në shërbimet kritike infrastrukturore, si rrjetet e energjisë elektrike – gjë që janë përpjekur ta bëjnë të paktën 79 herë …/bota.al