3 mijë euro borxh, shqiptarët rrahin me karrige kokës italianët

Një sherr i dhunshëm nisi mes pesë personave, dy shqiptarë dhe tre italianë. Ngjarja ndodhi afër afër stacionit të shërbimit Q8 në autostradën Adriatica Nord në Cesano Senigallia në Itali

Sipas mediave italiane  tre punëtorë të një ndërmarrjeje pastrimi të zonës panë dy shqiptarë që kishin punuar aty në të kaluarën dhe shkuan ti kërkonin borxhin që ata pretendonin.

Shqiptarët ia kthyen paratë, por duke mos e lënë me kaq këtë situatë mes 5 personave filloi sherri. Dy shqiptarët dhe tre italianët përdorën edhe sende të forta si tavolina dhe karrige.

Policia mbërriti menjëherë, por shqiptarët ishin larguar, ndërsa tre shtetasit italianë kanë marrë mjekim në spital.

Policia italiane po punon për kapjen e dy shqiptarëve. Ndërsa ka nisur puna edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu