Truqe për t’u zgjuar me flokë perfekte

Mendoni se të zgjohesh me flokë perfekte është e pamundur dhe ndodh vetëm në filma? Epo, e keni gabim! Ne ju sjellim disa truke efektive që ju të zgjoheni me flokë perfekte çdo mëngjes. Përpara se të provoni këto truke, duhet të dini këto rregulla:

Mos flini kurrë me flokë të lagura sepse flokët kur janë të lagura këputen më shpejt.

Nëse i thani flokët me tharëse, gjithmonë përdorni ajrin e ftohtë. Do t’ju ndihmojë t’i shmangeni flokëve të shkatërruara.

Mos i thani plotësisht flokët ndryshe do jenë shumë të thatë.

Ju duhet gjithmonë t’i krihni flokët para se të shkoni për të fjetur.

1. Bëni një gërshet para se të shkoni për të fjetur

Gërsheti duhet bërë kur flokët janë pak të lagura dhe jo plotësisht të thata ndryshe floku nuk do marrë formë. Nëse keni flokë të drejta bëni një gërshet normal. Nëse keni flokë kaçurrela përdridhni flokët pastaj bëni gërshetin.

2. Aplikoni në flokë pak vaj arrë kokosi

Vaji i arrës së kokosit duhet të aplikohet në fund të flokëve sepse eleminon elektrizimin e flokëve dhe i bën flokët super të shkëlqyeshme. Mos e aplikoni vajin në skalpin e kokës.

3. Flini në jastëk mëndafshi

Duke fjetur në jastëk mëndafshi, shmangni këputjen e flokëve, majat e flokëve të ndara apo rënien e flokëve. Mund të provoni t’i mbështillni flokët me shall mëndafshi para se të flini. Do t’ju ndihmojë të zbusni flokët e shkatërruara.

4. Aplikoni pak xhel aloe vera para se të shkoni për të fjetur

Përzini pak xhel aloe vera me ujë mineral dhe aplikojeni para se të shkoni për të fjetur. Aloe vera është ilaçi perfekt për të zbutur flokët dhe kontrolluar elektrizimin.

5. Vendosni pak krem trupi në flokë

Kremi trupit i ushqen flokët teksa ju flini. Merrni pak krem trupi dhe thjesht kalojeni në flokë duke u përqëndruar tek majat.

6. Bëni një topuz

Nëse keni flokë të gjatë, bëni një topuz në vend të gërshetit. Në mëngjes do zgjoheni me flokë të rregullta dhe të shkelqyeshme.

7. Përdorni produkte bebesh

Lajini flokët me shampo bebesh si Johnson Baby dhe aplikoni vaj bebesh në flokë përpara se të shkoni në shtrat. Në mëngjes do keni flokë të buta që mbajnë aromën e bebes.

8. Përdorni pudër për t’u zgjuar me flokë me volum

Nëse doni të zgjoheni me flokë me volum, spërkasni pak pudër bebesh në rrënjët e flokët për t’ju shmangur yndyrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu