RRËFIMI/ Flet për herë të parë nga arratia “Escobari i Ballkanit”

Klement Balili, shqiptari i cilësuar nga policia dhe mediat greke si “Escobari i Ballkanit” ka folur sot për herë të parë duke thyer heshtjen për akuzat që rëndojnë ndaj tij për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ish-drejtori i Transportit në Sarandë, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, në një intervistë për mediat greke“Etnos”, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetetgreke.

Balili i ka cilësuar ato si një rast që duhet për t’u shfrytëzuar politikisht dhe me qëllim që të dëmtojë kryeministrin Edi Rama. Media greke ka publikuar sot një letër të Balilit, i cili e ka publikuar me anë të avokatit të tij grek.

“E gjithë historia, siç mësova nga avokati im Alexis Kougias, është e sajuar dhe nuk ka prova kundër meje, por vetëm një skenar i ndërtuar në mënyrë arbitrare nga policia duke u bazuar në një kontakt timin me anë të telefonit për një çështje krejtësisht pa lidhje me një nga personat që aktualisht është i përfshirë në këtë rast. Unë e dija se ai person kishte sjellje të jashtëligjshme.

Jam i sigurt se disa anëtarë të policisë e ndërtuan këtë hetim ndaj meje së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për shkak se nipi im, i cili është avokat, është anëtar i rëndësishëm i Partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan këtë rast për shfrytëzuar atë politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama”, thuhet në reagim. Më tej ai ka sqaruar se dosja e tij nuk është dërguar ende në Prokurorinë shqiptare.

“Disa persona, duke njohur legjislacionin në Shqipëri, kanë vendosur që të lëshojnë edhe një stuhi mediatike në vendin tim, por autoriteteve shqiptare dhe nuk u kanë dhënë asnjë element të hetimit.

Ata kanë kaluar muaj e muaj duke e rikthyer historinë time në Greqi dhe Shqipëri, dhe edhe pse vazhdimisht autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion, autoritetet greke nuk kanë dërguar asnjë dokument të vetëm. Avokati im në Greqi, Kougias vazhdimisht bën përpjekje për të dërguar këto dokumente me qëllim që autoritetet shqiptare të vendosim për të ekzekutuar urdhër ose jo urdhrin e dhënë nga Greqia, dhe këta nuk e kanë bërë “, ka thënë për “Etnos” i ashtuquajturi “Escobar i Ballkanit”, thekson ai.

Nga ana tjetër Balili hedh poshtë akuzat se merret me trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa shton se kjo është shpife.

“Fakti që rasti është ngritur edhe nga opozita shqiptare dhe pjesëtarë të Policisë greke të cilët kanë bashkëpunuar, ndoshta edhe për simpati të veçanta politike në Greqi nga ana e partisë së ish-kryeministrit Berisha”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu