Zëvendës ministri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov, ka ngritur padi ndaj një grupi shqiptarësh të cilët sipas tij shkaktuan incidentin mbrëmjen e së premtes.
Sipas Spasov, këta persona e kanë ndjekur dhe e kanë sulmuar me qëllim.
Ndërkohë, zëvendës ministri i ka hedhur poshtë pretendimet se ai ishte shkak i aksidentit, sikurse e kanë pyetur edhe gazetarët.
MPB ka konfirmuar edhe më herët se Spasov është shkaktari i disa aksidenteve. /albeu