Mund t’ju ketë ikur, Ronaldo shkëlqeu mbrëmë me het-trik, por goli i dytë ishte mahnitës

Cristiano Ronaldo shënoi het-trik për Portugalinë kundër Lituanisë dhe mbesin në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Portugalia mposhti Lituaninë 6-0 në Stadio Algarve për të kaluar një hap më afër kualifikimit në Euro 2020, me Ronaldon që shënoi tre gola.

34-vjeçari hapi llogarinë e tij të golave, duke shndërruar një penallti në minutën e shtatë për epërsinë 1-0.

Ai pastaj e dyfishoi epërsinë me një supergol. Sulmuesi i Juventusit shënoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 2-0.

Ronaldo më pas përfundoi het-trikun e tij në minutën e 65-të kur shënoi me qetësi nga brenda zonës së rreptësisë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 6-0.

Ylli i Juventusit tani ka shënuar 30+ gola për 13 vjet me radhë. Ai gjithashtu qon në 98 numrin e golave ndërkombëtar me Portugalinë.

Ai është vetëm nëntë gola larg nga mbajtësi i rekordit ndërkombëtar për meshkuj, Ali Daei, i cili shënoi 109 gola në 149 ndeshje për Iranin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu