Të gjitha çiftet në botë, të martuar ose jo, pyesin veten lidhur me marrëdhënien e tyre. Kjo ndodh sepse ne duam gjithmonë të kemi lidhjen më të mirë, më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme e sa herë vëmë re se ka disa probleme, një sërë pyetjesh na vijnë në mendje.
Në fakt, sipas ekspertëve, këto pyetje nuk u lindin vetëm çifteve që kanë pakënaqësi, por edhe çifteve që duket se kanë krijuar një stabilitet në marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, mos mendoni se pyetjet nuk kanë vlerë sepse nëse ju i analizoni siç duhet, përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’ju tregojnë të vërteta shumë të rëndësishme mbi martesën tuaj, shkruan Blitz, transmeton Telegrafi.
Bëjini këto shtatë pyetje vetes tuaj lidhur me marrëdhënien që keni dhe ktheni përgjigjet në kokën tuaj:
1. A insiston partneri juaj se nuk ka asgjë që nuk shkon mirë, edhe pse ju e shikoni shumë mirë që ju keni probleme?
2. A ju bën partneri të ndiheni se në fakt problemi i gjithë ankesave tuaja jeni ju?
3. A ndiheni shpesh të vetmuar, edhe pse jeni në një marrëdhënie?
4. A ndiheni sikur vazhdimisht po ju censurohen mendimet dhe ju po monitoroni çdo sjellje tuajën sepse kjo ndikon në qetësinë e marrëdhënies tuaj?
5. A harxhoni më shumë kohë duke u fokusuar te lumturia e partnerit tuaj sesa për lumturinë tuaj?
6. A jeni duke pyetur veten nëse jeni në rrugë të drejtë dhe se ia vlen të jeni në këtë marrëdhënie?
7. A jeni duke e kaluar gjithë kohën duke menduar nëse jeni apo jo në marrëdhënien e duhur dhe shpesh mendoni të ndaheni se mos ndoshta kështu do të ishte më mirë?
Nëse shumica e përgjigjeve është “po”, atëherë duhet të keni kujdes që ose t’i bisedoni këto me partnerin tuaj për të pasur një zgjidhje ose të largoheni. /Telegrafi/