Në fillim të këtij viti, Apple hoqi iTunes në macOS, duke e ndarë atë në tre aplikacione të ndryshme: Podcasts, Music, dhe Apple TV.
Në atë kohë, kompania gjithashtu tha se iTunes për Windows kishte për të qëndruar, por kjo mund të ndryshojë.
Një listë pune në LinkedIn për një inxhinier të programeve kompjuterike thotë: “Bashkohuni me ne dhe ndërtoni gjeneratën e ardhshme të aplikacioneve të mediave Windows.”
Më vonë në përshkrim, gjithashtu thuhet, “Nëse e doni muzikën dhe jeni të apasionuar pas shkrimit të kodit, dhe dëshironi të punoni me ekipe inxhinierie të klasit botëror që shkojnë tek miliona përdorues, ekipi i Media Apps është vendi për ju”.
Natyrisht, kjo nënkupton që një aplikacion i Apple Music mund të jetë në rrugë e sipër, por duket se ka gjasë që nëse do të ndodhë kështu, atëherë një aplikacion i Apple TV mund të pasoj.