Bie një viktimë në luftën e BDI-së me gërshërë në Saraj, a shpëtoi Ali Ahmeti? (Autogoli)

Rënia e BDI-së nga pushteti, më së tepërmi do t’i dëmtojë mediumet në Maqedoni, sepse me largimin e tyre nga pushteti, do të zhduken edhe “margaritarët” që i bëjnë për çdo ditë. Një “margaritar” i tillë është vërejtur sot në komunën e Sarajit, ku gjashtë funksionar të kësaj partie kanë prerë shiritin me rastin e hapjes së objektit të ri të komunës. Do të ishte mrekulli e vërtetë nëse ndonjë funksionar i BDI-së ka shpuar pa lëndime në këtë rrëmujë gërshërësh. Me këtë rast ka pasur edhe një viktimë, e ajo ka qenë shiriti i cili është masakruar në kuptimin e plotë të fjalës, nga funksionarët e BDI-së.

Në vazhdim ju sjellim edhe një tekst simpatik të botuar lidh me këtë “arritje”.

Komuna e Sarajit, pas njëzet viteve nga funksionimi i saj, përfundimisht bëhet me objektin e sajë. Ajo më nuk do të jetë qiraxhi. Objekteve kapitale në Saraj mbështetje të pa rezervë ju ka dhënë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i  shoqëruar nga zyrtarë qeveritarë dhe partiak ka marë pjesë në përurimin e komunës së re të Sarajit.

Investimi është  bërë me mjete nga buxheti komunal, ku vlera e investimit është reth 30 milion denarë, ndërsa objekti ka një sipërfaqe prej 700 m2. Kjo është faza e parë e objektit të komunës, ku në të ardhmen parashihet të zgjerohet, ku do të investohen edhe 30 milion denarë, deri në finalizimin e objektit. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se tani e tutje komuna e Sarajit bëhet me shtëpinë e vet.

“Ishte kënaqësi që të gjithë qytetarët e krahinës së Dërvenit, që sot hapin shtëpinë e tyre, që sot hapin një institucion të gjith qytetarëve dhe për të qenë transparent dhe i sinqert me ju dhe gjith opinionin kjo është një vend që u takon të gjithve, Objekti i komunës sigurisht në të ardhmen do të jetë i kompletuar edhe me objekte shtesë, me të gjitha nevojat e qytetarëve të komunës së Sarajit”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati, u shpreh se ndërtimi i objektit të komunës së Sarajit, ishte më se i nevojshëm, përpos që objekti I dikurshëm ishte i vjetër, por në të njetin ishim edhe qiraxhij.

“Projektet kapitale nuk dhe të rëndësishme për Komunën e Sarajit nuk kanë munguar asnjëher. Faza e parë e objektit të Komunës përfundoi me sukses dhe nga sot, administrate komunale është e vendosur në objektin e rijë dhe do të mundë që në mënyrë sa më efikase t’ju përgjigjet kërkesave të qytearëve. Ne, po realizojmë premtimin e thënë se Komuna është servis i qytetarëve dhe se ne jemi për të mbështetur ata. Investimi është bërë me mjete buxhetore nga Komuna. Ditë më parë bëmë përurimin e Shkollës së Mesme në Saraj, Cerdhen në Saraj, në fazën finale janë edhe punimet për ndërtimin e sheshit “Flamuri”, në Saraj, me një fjalë po e institucionalizojmë Sarajin. Dua të theksoj se në planifikim e sipër është ndërtimi i Poliklinikës në Saraj dhe Shtëpisë së kulturës”, u shpreh Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit.

(Autogoli është rubrikë e re për humor dhe satirë në lajmpress.com. Ngjarjet që shkruhen në këtë rubrikë, jo gjithmonë janë të vërteta)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu