Në Kroaci, një vend i cili është një nga vendet me probleme të mëdha të papunësisë, janë disa punëdhënës të cilët janë duke luftuar me gjetjen e punëtorëve.
Punëdhënësit e ndërtimit dhe transportuesit janë në kërkim të punëtorëve. Dhe jo vetëm kaq. Në mungesë të punëtorëve për shkak të emigrimit ka reaguar edhe Dhoma e Tregtisë dhe Shoqata e Punëdhënësve, të cilat kanë kërkuar që Qeveria të adresojë urgjentisht këto probleme.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka punë, ka kamionë, por s’ka kush t’i vozisë.
“Sot, gjegjësisht nesër mund të punësojmë minimumi 50 vozitës”, citohet të ketë thënë ai.
Dhe sipas medieve të huaja, për vozitësit e mundshëm ka një ofertë jo edhe pak joshëse.
Një ofertë prej 7 mijë kunash (rreth 930 euro) për transport të brendshëm dhe një ofertë mesatare prej 15 mijë kunash (rreth 2 mijë euro) për atë ndërkombëtar.
Dhe kjo nuk është e gjitha. Sipas medieve të huaja, mungesë të punëtorëve ka edhe në sektorët e ndërtimit, ndërtimit të anijeve, hotelerisë dhe turizmit. /Telegrafi/